Malcolmi i Boredauxit dhe Justin Kluivert i Ajaxit janë në mesin e lojtarëve të kërkuar për këtë verë nga Manchester Unitedi.
Sipas “Sunday Times”, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka lejuar largimin e Anthony Martialit dhe ka nisur të kërkojë zëvendësim.
Malcolmi dhe Kluiverti janë opsione të reja, ndërsa opsion tjetër po konsiderohet edhe Thomas Lemari i Monacos.