Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malcolm mbetet te Bordeauxi

Sulmuesi brazilian Malcolm nuk do të largohet nga skuadra e Bordeauxit gjatë këtij muaji.

Klubi francez ka insistuar se Malcolm do të mbetet deri në fund të këtij edicioni, ka njoftuar "L'Equipe".

20-vjeçari po shkëlqen në Ligue 1, kurse shumë skuadra të mëdha të Evropës kanë ofruar dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për të.

Ai këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 23 paraqitje.

Malcolm te Bordeauxi është transferuar në fillim të vitit 2016 nga Corinthiansi për dhjetë milionë euro.

Me skuadrën franceze ka kontratë deri në vitin 2021. Malcolm është pjesë e Përfaqësueses U-23 të Brazilit.