Përfaqësuesja e Malawit ka regjistruar fitoren e parë në Kupën e Afrikës. Në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve, Malawi të premten ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 2:1 ndaj Zimbabves.
Për Zimbabven, kjo është humbja e dytë rresht dhe zë vendin e fundit në Grupin B pa asnjë pikë ndërsa Malawi është i parafundit me tri pikë të tubuara.
Ishmael Wadi (38’) e kaloi Zimbabven në epërsi, por Malawi reagoi me golat e Gabadinho Mhangos (43’, 58’) për ta siguruar fitoren.
Të premten është luajtur edhe dueli tjetër i këtij grupi mes Senegalit dhe Guinesë, që është mbyllur pa gola. Senegali e Guinea renditen në dy pozitat e parë në këtë grup me nga katër pikë.
Ndërkohë, Maroku ka shënuar fitoren e dytë të Grupit C, të cilit i prinë me gjashtë pikë.
Në ndeshjen e dytë, Maroku ka triumfuar 2:0 ndaj Komorosit që ka dy humbje deri më tani. Selim Amallah (16’) e Zakaria Aboukhlal (89’).