Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malaj shpreson ta ketë lënë prapa fatin e keq

Argjend Malaj e përballoi me sukses sfidën e fundit, ndonëse ishte pranë dorëzimit.

Futbollisti, që vite më parë vlerësohej prej më të talentuarve në Kosovë, mblodhi forcë dhe ia doli edhe njëherë.

Ishte muaji shkurt i këtij viti kur Malaj u kthye pas një lëndimi të rëndë në ligamente të gjurit, që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për gati një vit. Nuk ishte hera e parë që 23-vjeçari kalonte periudhë të vështirë, me sukses.

Sfida të natyrave të ndryshme kaloi edhe kur ishte fëmijë. Tregon se, ndër të tjera, nuk kishte para për ta paguar anëtarësinë në klub dhe për të blerë këpucë futbolli.

"Qysh si fëmijë, si shumë fëmijë të tjerë, kam pasur ëndërr të bëhem futbollist. Si fëmijë nuk kam pasur mundësi financiare të paguaja anëtarësimin. Por meqë mbeta i vetmi në lagje që nuk isha regjistruar në KEK, prindërit e mi, me gjithë vështirësitë financiare, vendosën ta paguajnë për mua anëtarësimin. Nuk kisha para të blija as këpucë futbolli për lojë", tregon Malaj në një bisedë me gazetën... (Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm