Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Majlinda: Statuja e ka vendin këtu ku jam rritur

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka mbajtur një fjalim emocionues me rastin e zbulimit të shtatores së saj në Pejë. Ajo ka thënë se është një ditë historike.

Majlinda ka zbuluar shtatoren së bashku me personalitete politike dhe sportive.

Shtatorja e vendosur në një park të qytetit të Pejës, është punuar me kërkesë të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

“Është një ditë historike. Jam duke e përjetuar dy herë më shumë se ju. Kam shumë emocione. Shumë njerëz më kanë pyetur nëse do të ishte më mirë që statuja të vendosej në Prishtinë. Unë mendoj që e ka vendin këtu ku jam e lindur, ku jam rritur dhe ku e kam filluar karrierën. Po besoj se statuja do t’i motivojë fëmijët dhe do t’i bind që mund të arrijnë sukses në jetë. Unë kam nisur prej këtij vendi të vogël dhe kam arritur majat botërore”, ka thënë kampionia olimpike në xhudo.