Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Majlinda e Distria sot kërkojnë medaljet në botëror

Pasi shkëlqeu në skenë, Majlinda Kelmendi të martën (sot) do të shfaqet aty ku shkëlqen më së shumti - në tatami.

Kampionia olimpike të dielen mbrëma u shpall xhudistja më e mirë e sotme në Gala mbrëmjen e organizuar në Budapest të Hungarisë, në kuadër të shënimit të 65-vjetorit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampionati botëror i xhudos nisi të hënën në Budapest, ndërsa të martën (sot) zhvillohen garat në kategorinë deri 52 kilogramë për xhudiste dhe kategorinë deri 66 kilogramë për xhudistë.

Në kategorinë deri 52 kilogramë garojnë dy xhudiste kosovare, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi. Majlinda është bartëse e parë, ndërsa në mesin e bartëseve është edhe Distria, që çdo ditë e më shumë po prek nivelet më të larta të xhudos.

Si bartëse, Majlinda e Distria janë të lira në rrethin e parë. Në rrethin e dytë Majlinda e pret fituesen e luftës mes Aerim Kwon të Koresë së Jugut dhe Evelyne Tschopp të Zvicrës. Ndërkohë Distria do të ketë punë në luftën e parë të saj me fituesen e përballjes mes Ikram Soukate te Marokut dhe Nazakat Azizova të Azerbajxhanit. 52 xhudiste kërkojnë medalje në kategorinë deri 52 kilogramë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.