Futbollisti i njohur algjerian Riyad Mahrez përfundoi në një spital në Arabinë Saudite pasi pësoi helmim nga ushqimi.
Mahrez u largua nga Manchester City për të nënshkruar me Al-Ahlin këtë verë.
Algjeriani ka shkuar për drekë në një restorant të njohur në qytet dhe pak pasi ka ngrënë ka ndjerë dhimbje në stomak.
Mahrezi është shtruar menjëherë në spital dhe për shkak të dhimbjeve të forta ka pasur edhe probleme me frymëmarrjen.
Nga ekzaminimet e para rezultoi se ai ka baktere në stomak.
Ai do të mbahet për trajtim, dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme mes Al-Ahli dhe Al-Taawon.
Artikuj të ngjashëm