Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mahrezi i jep fund karrierës ndërkombëtare

mah

Fituesi i pesë titujve të kampionit në Premier League, Riyad Mahrez, i ka dhënë fund karrierës ndërkombëtare. Mahrezi është ylli i madh i Algjerisë, ndërsa ka vendosur të pensionohet nga përfaqësuesja pas humbjes 2:0 nga Zvicra në 1/16 e finales.

“Kishte kohë të mira dhe kohë të vështira po ashtu. Është pjesë e karrierës”, ka thënë Mahrez. “Por ta përfaqësoj Algjerinë ishte ëndërr e imja që kur isha i ri. Ishte nder i jashtëzakonshëm dhe burim i krenarisë. Është koha për gjeneratën e re”.

Ai ka përshëndetur tifozët pas ndeshjes.

35-vjeçari pensionohet me 119 ndeshje dhe 40 gola për Algjerinë. Për të dy këto statistika është i dyti.

Ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Afrikës në vitin 2019. 

Mahrez, që luan sulmues krahu, ka fituar titullin e Anglisë me Leicester Cityn dhe katër të tjerë me Manchester Cityn.

Edhe Mane mbyll karrierën me Senegalin Botërori 2026 Mane mbyll karrierën me Senegalin

Me skuadrën nga Manchesteri e ka fituar edhe Championsin.

Aktualisht luan për Al-Ahlin në Arabi Saudite.