Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrez, kapiten i Algjerisë në Kupën e Afrikës

Riyad Mahrez do të jetë kapiten i Algjerisë që synon ta mbrojë titullin e Kupës së Afrikës në muajin e ardhshëm. Kështu ka njoftuar të shtunën përzgjedhësi Djamel Belmadi, kur e publikoi listën me 28 lojtarë në turneun që zhvillohet në Kamerun.

Sulmuesi i Manchester Cityt është njëri nga 15 lojtarë në këtë skuadër që e fitoi turneun në vitin 2019.

Në edicionin 2021, Algjeria do të bëj gara me Guinenë Ekuatoriale, Bregun e Fildishtë dhe Sierra Leonen, në Grupin E.

Mbrojtjen e titullit, Algjeria do ta nis kundër Sierra Leones më 11 janar, në Douala.