Sulmuesi i krahut, Riyad Mahrez mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në fund të këtij edicioni. Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Mahrez tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij dhe se dëshiron të largohet në verë.
Mahrez këtë edicion ka shënuar gjashtë gola e ka bërë tri asistime në 25 paraqitje për Cityn, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.
29-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2018 nga Leicester City dhe në Premier League i ka fituar dy tituj kampioni.
Artikuj të ngjashëm