Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maguire refuzoi Unitedin, zbulon arsyen

Harry Maguire ka shpjeguar vendimin e tij për qëndrim te skuadra e Leicester Cityt.

Mbrojtësi anglez e ka pranuar se zgjoi interesim e shumë klubeve pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Botëror, transmeton KTV.

Por, ai ka theksuar se i kishte borxh Leicester Cityt të qëndrojë në klub.

“Sigurisht se Kampionati Botëror solli interesim siç ndodh me shumë futbollistë. Është pjesë e lojës. Kam biseduar me Leicesterin pas interesimit nga klubet tjera, por ata theksuan se nuk jam në shitje dhe e kam respektuar vendimin”, deklaroi Maguire.

Për anglezin interesim kishte shprehur Manchester Unitedi, që dështoi ta transferojë gjatë verës në “Old Trafford”.