Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maguire në bankën rezervë ndaj Arsenalit

Harry Maguire pritet të hiqet prej formacionit bazë nga trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick në ndeshjen ndaj Arsenalit në kuadër të Premier Leagues.

“Djajtë e Kuq” udhëtojnë në Londër të shtunën për një ndeshje përcaktuese të sezonit me Arsenalin, e cila mund të ndikojë se cila skuadër do të vazhdojë të mbetet në garë për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Unitedi ka nevojë për një fitore për të mbetur në garë, me Arsenalin dhe Tottenhamin.

Sipas “Athletic”, kapiteni i Unitedit, Maguire do të jetë në bankën rezervë për këtë ndeshje pas disfatës ndaj Liverpoolit prej 4:0.

Mbrojtësi anglez është kritikuar për paraqitjen ndaj Liverpoolit në humbjen e thellë në “Anfield Road”.