Mbrojtësi Harry Maguire thotë se ende dëshiron të luajë rol të madh për Manchester Unitedin. Por, reprezentuesi anglez ka pranuar se konkurrenca është e madhe te skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag.
Maguire foli pas ndeshjes që Unitedit e fitoi në udhëtim ndaj Leedsit, të dielën, me rezultatin 2:0. Ai luajti deri në fund të takimit të javës së 23-të të Premier Leagues së Anglisë.