Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Magath kritikon ashpër Niklas Suelen

Përzgjedhësi Hansi Flick e kritikoi Niklas Suelen, por edhe më i ashpër në kritika ishte Felix Magath.

Përzgjedhësi Flick nuk e ftoi te Gjermania mbrojtësin e Dortmundit, me arsyetimin se nuk e ka parë përkushtimin më të madh nga ai.

Gjermania do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore në këtë muaj. Luan me Poloninë më 16 qershor, dhe me Kolumbinë më 20 qershor. Barazoi 3:3 me Ukrainën më 12 qershor.

Për situatën e krijuar ka folur ish-trajneri i Bayern Munichut, Magath.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin. Kemi sport profesionist në Bundesligë. Dhe nuk njoh ndonjë sportist profesionist që është me 10 kilogramë mbipeshë. Nuk kam parë asnjëherë. Një sportist që fiton të ardhura me shtatë shifra – nuk më intereson se ku ha ai – por kur ka 10 kilogramë më shumë dhe të gjithë mendojnë se kjo mund të durohet, natyrisht se kjo nuk funksionon”, është shprehur Magath, shkruan “goal.com” i Gjermanisë.

Në sezonin e kaluar, Niklas Suele luajti në 41 prej 46 ndeshjeve për Dortmundin në të gjitha garat.

Pati dy gola të shënuar e katër asistime.

Artikuj të ngjashëm