Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Macroni telefonoi Mbappen për ta bindur që të mbetet te Parisi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka telefonuar disa herë Kylian Mbappen për ta bindur që të mbetet te PSG-ja. Kështu ka shkruar të dielën “goal.com”.

Mbappe pritej të transferohej te Real Madridi, por në fund vendosi të mbetet te PSG-ja, me të cilën skuadër firmosi kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2025.

Macroni i ka thënë Mbappes se duhet të qëndrojë te Parisi, pasi shihet si ikonë në kryeqendrën franceze. Po ashtu ai pritet të jetë figurë qendrore kur Lojërat Olimpike të mbahen në Paris në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm