Presidenti i Francës, Emmanuel Marcon, po pret që trajnerit Didier Deschamps t’i rinovohet kontrata me të përfunduar Kupa e Botës në Katar.
Macron ishte i pranishëm në tribuna për ta përcjell Francën, e cila triumfoi 2:0 ndaj Marokut në gjysmëfinale.
“L’Equipe” bën të ditur se Macron ka biseduar me krerët e Federatës së Futbollit të Francës, të cilët i ka urdhëruar që të bëjnë gati rinovimin e kontratës për Deschampsin. Mësohet se Macron është i kënaqur me punën e trajnerit, i cili është në krye të Francës prej vitit 2012.
Nën drejtimin e Deschampsit, Franca ka fituar titullin e botës para katër vjetësh dhe tani është në finale të turneut të Katarit.
Po ashtu, Deschamps ka udhëhequr Francën drejt triumfit në Ligën e Kombeve, si dhe doli nënkampion i Evropës në vitin 2016. Kontrata e Deschampsit me federatën franceze skadon në fund të këtij muaji.
-
Deschamps do të përshëndetet në ndeshjen që askush nuk e dëshiron
-
Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës
-
Didier Deschamps, kandidat për ta drejtuar Realin
-
Deschampsi e sheh Zidanen si zëvendësues ideal
-
Deschampsi konfirmon se do të largohet nga posti i selektorit të Francës pas Botërorit 2026