Sulmuesi i Chelseat, Bertrand Traore, ka kompletuar kalimin e tij te Lyoni për 10 milionë euro.
21-vjeçari që ndihmoi Ajaxin të arrijë finalen e Ligës së Evropës sezonin e shkuar, ku ishte i huazuar, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTraore kishte debutuar për Chelsean në vitin 2015 dhe atë sezon kishte pasur 16 paraqitje si startues duke shënuar katër gola.