Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni reagon për kalimin e Fekirit te Liverpooli

Lyoni zyrtarisht ka mohuar raportimet se Nabil Fekir është afër kompletimit të transferimit te Liverpooli.

Të enjten mbrëma është raportuar se Liverpooli është marrë vesh me 24-vjeçarin që do të kushtonte 65 milionë euro, por Lyoni ka mohuar se është arritur marrëveshja.

“Informacioni për transferimin e Nabil Fekirit është fals. Lyoni kategorikisht mohon raportimet se Nabil Fekir është transferuar te klubi i Liverpoolit”, thuhet në reagim.

“Në këtë periudhë transferimesh ku çdo thashetheme prezantohet si e vërtetë, Lyoni ua përkujton se informacioni i saktë është kur transmetohet nga klubi përmes faqes zyrtare”, thuhet më tej.

Fekir pritej të bëhej lojtari i tretë i transferuar gjatë kësaj vere, pas Naby Keitas dhe Fabinhos.