Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dështon transferimi i Fekirit në Liverpool, konfirmon klubi francez

Ylli francez, Nabil Fekir nuk do të bashkohet me Liverpoolin dhe do të vazhdojë të qëndrojë te Lyoni, ka konfirmuar klubi francez.

Klubet kanë diskutuar një marrëveshje për mesfushorin e talentuar, në vlerë prej 60 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse, raporton BBC, transmeton Koha.net.

“Gjithashtu edhe Liverpooli ka qenë prioritet për Nabil, Lyoni është i kënaqur që do të mund të llogaritë në prezencën e kapitenit edhe për sezonin 2018-2019”, thuhet në komunikatën e Lyonit.

Fekir është prodhim i akademisë së Lyonit, dhe në 153 paraqitje ka shënuar 57 gola.