Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni kërkon Gameiron

Skuadra nga Ligue 1, Lyon ka shprehur interesim për sulmuesin e Valencias, francezin Kevin Gameiro ka njoftuar të enjten e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Gameiro 32-vjeçar, te Lyoni shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit pas lëndimit të holandezit Memphis Depay, i cili do të mungojë deri në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Lyoni është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim për Gameiron, i cili këtë edicion nuk po ka shumë hapësire te Valencia.

Ai te ekipi spanjoll ka shënuar katër gola në 16 paraqitje. Gameiro ka kontratë me Valencian deri në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm