Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni e Beshiktashi përjashtohen nga UEFA nëse përsëriten incidentet e ndeshjes së parë

Lyoni dhe Beshiktashi përballen me përjashtim nga garat evropiane nëse përsëriten incidentet që ndodhën në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.

Më 13 prill në takimin e parë në Francë tifozët detyruan që ndeshja të shtyhet për 45 minuta pas përleshjes masive që patën.

Tani UEFA ka thënë se ky është paralajmërimi i fundit për klubet ndërsa të dyja i ka gjobitur me nga 100 mijë euro.

Takimi i kthimit zhvillohet të enjten në Turqi. Ndeshjen e parë e fitoi Lyoni me rezultat 2 me 1.