UEFA ka hapur procedurë disiplinore për skuadrën e Niceit dhe Koelnit, pas ndeshjes së luajtur në Ligën e Konferencës në Francë.
Kjo ndeshje u shty për shkak të përplasjeve të dhunshme të tifozëve të të dyja skuadrave.
Tifozët u përplasën në shkallët e stadiumit të Niceit, Allianz Riviera, ndërsa u hodhën edhe fishekzjarrë në drejtim të të dyja tifozërive.
Policia intervenoi në fund dhe ndeshja që në fund u mbyll me rezultatin 1:1, nisi me 55 minuta vonesë.