Ka filluar me vonesë takimi i çerekfinales ndërmjet Lyonit dhe Beshiktashit në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net.
Përleshje ndërmjet fansave, shtyhet takimi Lyon – Beshiktash
Ndeshja ka nisur me rreth 45 minuta vonesë, pasi ishte paraparë që të niste në ora 21:05, për shkak të përleshjes dhe hyrjes së tifozëve në fushë.
Fansat e Beshiktashit në prag të kësaj përballje janë përleshur me policinë franceze jashtë stadiumit.