Ndeshja mes Bastias dhe Lyonit është shtyrë për disa minuta pasi tifozët e ekipit vendas kanë hyrë në fushë për t’u konfrontuar me lojtarët e ekipit të Lyonit.
Pas incidentit futbollistët, që gjatë përplasjes ishin në ushtrime para ndeshjes, u kthyen në zhveshtore.
Incidenti vjen pak ditë pasi Lyoni u përfshi në një tjetër incident në përballjen si vendas me Besiktasin në Ligën e Evropës.