Ardon Jashari dhe Ismajl Beka kanë luajtur deri në fund të ndeshjes për Luzernin që mposhti në udhëtim Baselin me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 29-të të Superligës së Zvicrës.
Me këtë fitore, Luzerni është ngritur në vendin e dytë.
Te Baseli deri në fund të takimit luajti Taulant Xhaka, kurse Andi Zeqiri u inkuadrua në minutën e 67-të.
Baseli është në vendi ne shtatë me 36 pikë.