Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lushaku, diamanti i ri i “Dardanëve”

Numri i futbollistëve kosovarë që luajnë në klubet e ndryshme evropiane, e që po i thonë “po” Kosovës me zemër, sa vjen e shtohet.

Njëri ndër shumë lojtarët që ka zgjedhur ta përfaqësojë vendin e prindërve, është edhe Ismet Lushaku që luan te Eskilstuna në Suedi.