Sport

Klube të elitës së futbollit suedez po e kërkojnë Lushakun

Mesfushori Ismet Lushaku debutoi me Eskilstunan në “Allsvenskan” pranverën e vitit 2019-të dhe që atëherë e ka fituar vendin e titullarit.

Që nga ajo kohë, ai ka luajtur në 52 ndeshje në dy sezone në rangun e dytë të futbollit suedez “Superettan”.

Të enjten, mediat në Suedi kanë shkruar se 21-vjeçari, lojtari i Shpresave të Kosovës, do të largohet nga Eskilstuna në fund të vitit.

“Eskilstuna-Kuriren” raporton se janë katër skuadra që po i kërkojnë shërbimet e Lushakut për sezonin tjetër.

Orebro është më e interesuara, por interesim ka shprehur edhe Lillestromi, që është në vendin e katërt në elitën e futbollit norvegjez.

Norrkoping dhe Gif Sundsvall do të luajnë në “Allsvenskan” sezonin tjetër, dhe e kanë diskutuar transferimin e tij.