Franca i prin grupit A në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, por ka humbur dy pikë të vlefshme pasi ka barazuar pa gola në shtëpi me Luksemburgun.
“Trekolorët” kanë pasur 34 goditje në drejtim të portës dhe 75 për qind të posedimit të topit, por nuk kanë arritur të thyejnë mbrojtjen e Luksemburgut.
Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe ishin lojtarët që lëshuan raste të mira për të shënuar gola.