Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca luan pa gola me Portugalinë

Kampionia e botës Franca ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Portugalisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ishte përballje e dy liderëve të Grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Pas tri xhirove Portugalia e kryeson grupin me shtatë pikë sa i ka edhe Franca. Kroacia zë vendin e tretë me tri pikë, e Suedia është pa pikë.

Në ndeshjet tjera të Ligës A, Danimarka triumfoi 3:0 si mysafire e Islandës në kuadër të Grupit 2, ndërsa Polonia luajti pa gola me Italinë në Grupin 1.

Në Ligën B, Rusia barazoi 1:1 me Turqinë në kuadër të Grupit 3, ndërsa në po këtë grup Serbia është mposhtur 1:0 në shtëpi nga Hungaria.

{gallery}