Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku vendos për të ardhmen në fund të sezonit

Menaxheri i Romelu Lukakut, Federico Pastorello, ka konfirmuar planet për të folur me pronarët e rinj të Chelseat për të ardhmen e sulmuesit belg, ka raportuar “Sky Sports” të premten.

“Situata duhet vlerësuar me kujdes, tani është kualifikimi në Champions për t’u siguruar dhe është finalja e FA Cup. Lukaku është i fokusuar në këtë, ne nuk kemi folur për asgjë tjetër. Për koston e transferimit, askush nuk mund ta priste një situatë të tillë”, deklaroi Pastorello.

Sulmuesi belg po kërkohet nga Interi, Milani dhe Paris Saint-Germaini.

Këtë edicion, ai ka shënuar 15 gola në të gjitha garat për Chelsean.

Artikuj të ngjashëm