Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku mbetet te Manchesteri

Foto: Reuters

Sulmuesi belg Romelu Lukaku do të jetë pjesë e Manchester Unitedit edhe për edicionin e ri, përcjellin mediumet angleze të mërkurën.

Bëhet e ditur se Lukaku ka hequr dorë nga largimi për shkak të respektit për klubin dhe tifozët anglezë. "Lukaku do të qëndroj te Manchesteri edhe për një edicion dhe klubi tashmë është i njoftuar për këtë, transmeton Koha Ditore.

Ai dëshiron të tregoj respekt për klubin dhe tifozët", ka shkruar "Daily Mirror". Lukaku 26-vjeçar, ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022, të cilit iu bashkua para dy vjetësh. Ai edicionin e fundit ka shënuar 15 gola në 45 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm