Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cagliari, me rezultat prej 1 me 2.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 25 përmes Martinezit, që shënoi pas asistimit nga Sensi, transmeton Koha.net.
Pjesën e dytë vendasit e nisën shumë fuqishëm, duke barazuar shifrat në minutën e 50 të takimit kur Jaoao Pedro shënoi pas asistimit nga Nandezi.
Por, Interi arriti të rikthejë epërsinë përmes Lukakus, i cili shënoi nga penaltia në minutën e 72-të të takimit.
Në vendin e parë Interi ka gjashtë pikë, po aq sa rivali Juventusi, derisa Cagliari është pa pikë pas dy xhirove.