Me dy golat ndaj Bolognas të shtunën, Romelu Lukaku ka barazuar Ronaldon për startin e mirë në Serie A.
Sulmuesi i Interit të shtunën arriti në shifrën e nëntë golave në 11 ndeshje në Serie A për Interin, duke barazuar startin e Ronaldos në sezonin 1997-98.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit në këtë sezon realizoi ndaj Lecces, Cagliarit, Milanit, Sassuolos (2), Parmas dhe Brescias. Braziliani Ronaldo kishte shënuar ndaj Bolognas, Fiorentinas, Lecces (2), Lazios, Parmas, Milanit, Vicenzat e Sampdorias në atë që ishte sezoni më i mirë i tij gjatë shkëlqimit tek Interi.
Ai ishte larguar nga Interi në vitin 2002 për të kaluar te Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm