Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luiz drejt Unitedit

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz gjatë këtij dimri mund të transferohet në Manchester United.

Sipas mediave britanike, braziliani në muajin janar mund të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës në drejtim të ‘Djajve të Kuq’, transmeton kp.

Luiz nuk po kalon periudhe të mirë tek Chelseat, madje, raportimet e tij me trajnerin Antonio Conte janë zbehur mjaft shumë sa që lojtari tashmë është duke e menduar largimin nga Londra.

Luiz është i lidhur me kalimin në Real Madrid, por siç raportohet, edhe trajneri i Unitedit, Jose Mourinho synon që në muajin janar ta blejë brazilianin.