Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

David Luizi shpreh dëshirën për të qëndruar te Chelsea

David Luiz shpreson se mund të vazhdojë kontratën me skuadrën aktuale, Chelsea.

Mbrojtësi brazilian që nga ardhja e trajnerit Maurizo Sarri, ka qenë ndër pikat më të forta në fazën e mbrojtjes.

Vetë lojtari ka bërë të ditur se kanë nisur bisedimet me klubin.

“Jemi në bisedime dhe do të shohim çfarë do të ndodh. E dua këtë klub, dhe të gjithë e dinë që unë dua të qëndroj këtu”, u shpreh Luizi.

30-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Blutë” e Londrës.