Seleksionuesi i Spanjës në futboll Luis Enrique ka propozuar që t'i ulet paga për 25 për qind. Enrique ka shkuar vet te federata për të kërkuar këtë, njofton gazeta “AS”.
Spanja nuk ka garuar për gjashtë muaj dhe në rastin më të mirë të mundshëm do të duhet të presë edhe së paku gjashtë muaj tjerë. Enrique ka vendosur për ulje të pagës për të ndihmuar federatën në këtë situatë të vështirë ekonomike të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Disa federata të Spanjës janë duke negociuar me seleksionuesit e tyre. Në mesin e tyre të basketbollit e hendbollit. Por, Federata e Futbollit të Spanjës nuk ishte duke negociuar për ulje page me Enriquen. Vet Enrique ka qenë ai që i ka propozuar një ulje të tillë federatës.