Përfaqësuesja e Spanjës në futboll rikthehet me ndeshje në Barcelonë pas 18-vjetësh.
Dhe kjo miqësore do të jetë kundër Shqipërisë, të cilën përzgjedhësi i spanjollëve, Luis Enrique, e vlerëson shumë.
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë do të nis në orën 19:45, dhe luhet në stadiumin e Espanyolit.
“As për mua dhe as për lojtarët, ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Islandës nuk janë miqësore, sepse kemi pak kohë deri në Kupën e Botës dhe duhet t’i shfrytëzojmë për përgatitje sa më të mirë. Dua ta shfrytëzojë gjithë kohën që e kemi para, dhe ndeshja kundër Shqipërisë është shumë e rëndësishme”, ka thënë Luis Enrique në konferencën për shtyp, para ndeshjes me “kuqezinjtë”.
Më 29 mars, Spanja do të luajë kundër Islandës, po ashtu në miqësore.