Luftëtarja polake Joanna Jedrzejczyk ka marrë lëndime të tmerrshme në fytyrë në meçin e UFC-së kundër kinezes Weili Zhang të shtunën mbrëma, transmeton Koha.net.
Si Jedrzejczyk ashtu edhe Zhang u dërguan në spital pas betejës së fortë në pesë raunde. Zhang mbrojti titullin fal një fitore me pikë.
Lëndimet e Jedrzejczykut ishin më të dukshme. Por, ajo u lirua nga spitali pas kontrolleve që iu bënë.
“Nuk ka rëndësi. Unë e shoh veten si kampione, me apo pa brezin. Jam shumë krenare”, ka thënë polakja 32-vjeçare.
Dy nga anëtarët e jurisë vlerësuan luftën 28:27 në favor të kinezes Zhang, nndërsa njëri 28:27 për Jedrzejczykun.
Pas meçit Zhang përdori rastin për të folur për koronavirusin. Iu deshën asaj tre javë për të arritur në SHBA, pas ndaljeve në Bangkop e Abu Dhabi.
“Më është dashur kohë e gjatë për të arritur këtu për shkak të koronavirusit në shtetin tim. Vendim im po vuan, por shpresoj të gjithë të bëhemi bashkë dhe të luftojmë bashkë e të triumfojmë”, ka thënë Zhang.
