Luftarake

Megjithatë, Usyk e ka një humbje në karrierë

Oleksandr Usyk - boks

Foto: Associated Press

“Ai ishte shumë i lehtë në lëvizje dhe kishte teknikë të mirë, por unë isha më i mirë”, e ka kujtuar Lukasz Wawrzyczek këtë moment të rrallë në sport. 

Boksieri polak që jeton në kanalin anglez mes Anglisë dhe Francës, bëri diçka që boksierët si Tyson Fury dhe Anthony Joshua, nuk kanë arritur ta bëjnë. E ka mposhtur Oleksandr Usykun. 

Humbja e rrallë për ukrainasin 18-vjeçar në atë kohë, që në javën e kaluar u bë kampion i padiskutueshëm i peshës së rëndë në boksin profesionist me vendim të gjyqtarëve në fitoren ndaj Tyson Furyt, u arrit në meçin amator në Poloni. 

Të dy boksierët përfaqësonin shtetet e tyre në nëntor të vitit 2005. 

“Unë u ftova për ta përfaqësuar Poloninë, por selektori i përfaqësueses polake më tha ‘Më fal Lukasz, por ata nuk kanë ndonjë boksier të kategorisë tënde”, kujton Wawrzyczek. 

“Në atë kohë unë isha në kategorinë welter. Ekipi ukrainas më pas thanë se ‘ne e kemi një djalosh të ri, 18-vjeçar, në kategorinë e mesme, a dëshiron të përballesh me të?”, ka vazhduar tutje boksieri polak duke thënë se ai ishte Oleksandr Usyk. 

“Ai ishte kampion i Evropës në junior. Ishte shumë më i madh se unë, por e pranova meçin. 

Meçi ishte shumë i fortë, dhe rezultati ishte baras pas dy raundeve. 

“Trajneri më tha se meçi aktualisht është baras dhe nëse e humb raundin e tretë, e humb luftën. Kështu që unë sulmova në gjithë raundin e tretë dhe e fitova raundin dhe gjithë meçin”, ka deklaruar boksieri polak.