Ronaldo “Jacare” Souza nuk do të garojë në ngjarjen UFC 249 të shtunën (sonte), pasi është testuar pozitiv për koronavirus.
Souza është dashur të luftojë ndaj Uriah Hall në një meç të kategorisë së mesme. Edhe dy pjesëtarë të stafit janë testuar pozitiv për Covid – 19, ka njoftuar UFC-ja, seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera.
“Ekipi mjekësor i UFC-së ka ekzaminuar Souzan dhe dy persona që rrinë në këndin e tij dhe ka zbuluar se ata janë pa simptoma apo se të paktën nuk kanë shfaqur simptoma të zakonshme për Covid – 19”, ka njoftuar UFC-ja përmes një komunikate.
“Sipas protokollit të UFC-së për shëndet dhe siguri, të tre personat kanë mbetur në hotel dhe do të vetëizolohen. Ekipi mjekësor i UFC-së do të përcjell gjendjen e tyre dhe do të ofrojë asistencën e nevojshme”.
Sipas UFC-së luftëtari brazilian dhe dy personat tjerë i janë përmbajtur protokollit të sigurisë, duke përfshirë edhe distancën sociale. Nuk janë raportuar raste tjera në mesin e atyre që do të marrin pjesë në UFC 249. UFC-ja vlerëson se masat që ka marrë janë efektive.
UFC 249 duhet të mbahet sonte në Jacksonville të SHBA-së. Tony Ferguson – Justin Gaethje është lufta kryesore. Është kjo prej ngjarjeve të para të mëdha sportive që mbahen pas paraqitjes së koronavirusit, raporton Koha.net.
-
Ronaldo nuk do ta përcjellë as ndeshjen Brazil - Zvicër
-
UFC-ja në kaos, Gilbert Burns del pozitiv për koronavirus
-
Luftëtarët e UFC-së mund të humbasin pagën, nëse kritikojnë promocionin për masat e sigurisë të marra për COVID-19
-
Shtyhet ngjarja shumë e përfolur e UFC-së
-
Luftëtarja heq dorë nga UFC 249 pasi dy familjarë i vdiqën nga koronavirusi