Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Luftë” e madhe për pasurinë e Maradonas

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se janë 16 persona që po tentojnë ta ndajnë në pjesë të barabartë pasurinë e Diego Maradonas, që thuhet të jetë rreth 37 milionë funte.

Legjenda e futbollit argjentinas vdiq muajin e kaluar nga sulmi në zemër.

Pavarësisht mërzisë që miliona njerëz e përjetuan në të gjithë globin, shumë persona tani janë duke synuar të kenë një pjesë të pasurisë së tij.

Maradona pati pesë fëmijë në Buenos Aires që kërkojnë ta ndajnë pasurinë, por mediumi “The Sun” njofton se ai kishte edhe shtatë fëmijë të tjerë. Edhe pesë motrat e tij e kërkojnë pjesën e tyre po ashtu.

Thuhet se “El Diego” në vitin 2012 kishte nënshkruar një testament, të cilin e kishte tërhequr në vitin 2016.

Ligji argjentinas thotë se të gjithë fëmijët duhet ta ndajnë pasurinë në mënyrë të barabartë.

“Pa testament, fëmijët që janë të afërt me Maradonën dhe disa të tjerë që ai nuk i ka takuar asnjëherë, do të jenë në gjendje të marrin pjesën e barabartë të pasurisë. Kjo qartë është e papranueshme për fëmijët të cilët ishin pjesë e jetës së tij për vite dhe ndihen se po iu bëhet e padrejtë”, ka thënë një burim.

Edhe Tregimi i pabesueshëm i fanellës milionëshe Futboll 1 j. më parë Tregimi i pabesueshëm i fanellës milionëshe

Një tjetër burim ka thënë se “lufta për paratë e Maradonës nuk do të jetë vetëm diskutabile, por do të jetë një Kupë e Botës”.

Bëhet e ditur se Maradona ka prona në pjesë të ndryshme të botës, si dhe para të gatshme në Zvicër, Dubai dhe në kryeqytetin e Argjentinës.

Nderimet për fituesin e Botërorit 1986 kanë vazhduar edhe pas vdekjes së tij. Napoli vendosi që riemërojë stadiumin me emrin e legjendës.