Boksieri rus i kategorisë së rëndë Arslanbek Makhmudov po i afrohet një lufte të madhe për titull bote.
Makhmudov 32-vjeçar, i njohur me nofkën “Luani”, ka shënuar të shtunën mbrëma në Montreal fitoren e 14-të në boks profesionist nga po aq meçe të zhvilluar. Të gjitha meçet i ka fituar me nokaut.
Makhmudov të shtunën mbrëma mposhti me nokaut teknik në raundin e gjashtë, polakun Mariusz Wach. Lufta ishte e vlefshme për titujt pak të njohur NABA dhe NABF.
Makhmudov njihet për goditjen e fuqishme. Ai karrierën e zhvillon në Kanada ndërsa ka debutuar në boks profesionist në fund të vitit 2017. Shumicën e fitoreve i ka me nokaut në raund të parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tyson Fury kthehet për herë të pestë nga pensionimi, bokson të shtunën
-
Tyson Fury kundër Arslanbek Makhmudov më 11 prill
-
Boksieri kazak Alimkhanuly mbron titullin e botës me nokaut impresiv ndaj Butlerit
-
Boksieri kazak impresionon me nokautin e fuqishëm, fiton titullin e përkohshëm të botës
-
Kampioni i “Tokio 2020” shënon fitoren e nëntë me nokaut në boks profesionist