Boksieri kazak, Zhanibek Alimkhanuly, ka impresionuar të shtunën mbrëma në Las Vegas, duke mposhtur me nokaut në raundin e dytë britanikn Danny Dignum, dhe rrëmbyer titullin e përkohshëm të botës në versionin WBO në kategorinë e mesme.
Kazaku 29-vjeçar e rrëzoi Dignumin me një aperkat të fuqishëm me të majtën.
Për Alimkhanuly është fitorja e 12-të në boksin profesionist nga po aq meçe, ndërsa tetë i ka fituar me nokaut. Dignum ka pësuar humbjen e parë në karrierë karshi 14 fitoreve e një barazimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Boksieri kazak Alimkhanuly mbron titullin e botës me nokaut impresiv ndaj Butlerit
-
Dubois fiton titullin e përkohshëm të botës në peshë të rëndë në boks me nokaut të frikshëm
-
Zhang triumfon me nokaut brutal ndaj Wilderit
-
Boks, Haney mbetet kampion absolut në peshën e lehtë
-
Boks, Joyce nokauton Parkerin, fiton titullin e përkohshëm të botës në peshën e rëndë