Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lozano: Napoli ka skuadër më të mirë se Interi

Hirving Lozano beson se skuadra e Napolit është më e fortë se ajo e Interit, ndërkohë që lufta për “Scudetto” këtë sezon vazhdon ende.

26-vjeçari nga Meksika ka qenë pjesë e pandashme e skuadrës që drejtohet nga Luciano Spalletti.

Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime në 20 paraqitje në Serie A këtë edicion. Pasi e kaloi koronavirusin, ai shënoi dy gola në fitoren kundër Bolognas 2:0 këtë javë.

“Ne mund të garojmë me Interin, në fakt jemi më të fortë. Lojtarë për lojtarë, njeri për njeri, vlerat janë më të mëdha në anën tonë”, ka theksuar Lozano.