Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Low shpreh interesim për t’u bërë trajner i Realit

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, raportohet se ka interesim të kalojë te Real Madridi në të ardhmen.

Ai është te Gjermania qe 12 vjet, por performancat e dobëta së fundmi ia kanë rrezikuar punën.

Reali ka siguruar Santiago Solarin deri në fund të sezonit, ndërsa Low tashmë është në dijeni se mund t’u bashkohet “Mbretërve” nëse sivjet klubi s’arrin qëllimet.

“Isha trajner i klubit për shumë vjet dhe tani nuk po mendoj pensionimin. Është e qartë që shumica e kohës sime te kombëtarja ka kaluar, andaj momenti kur të më duhet të mendoj për të ardhmen po vjen. Akoma jam i interesuar të jem trajner. Mendoj jashtë, jo në Gjermani. Reali është klub interesant për çdo trajner”, ka thënë ai për “ZDF”.