Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Low: Hummels, Boateng e Muller s’ftohen më nga Gjermania

Joachim Low ka konfirmuar se Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller s’do të ftohen më nga kombëtarja gjermane.

Të tre ishin pjesë e Gjermanisë kur ajo fitoi Botërorin më 2014 në Brazil.

Por Low ka konfirmuar se treshja e Bayernit s’do të konsiderohen më për përzgjedhje.

“2019 është vit për një start të ri të Gjermanisë. Ne duam të vazhdojmë transformimin që e nisëm vitin e shkuar. Jerome Boateng, Mats Hummels dhe Thomas Muller s’do të jenë më pjesë e kombëtares. Ishte shumë e rëndësishme për mua që personalisht t’ua shpjegoj lojtarëve dhe Bayernit mendimet dhe planet e mia”, ka thënë ai për “Bild”.

Low ka thënë se ata janë superlojtarë, por ka shtuar se Gjermanisë i duhet frymë e re.

Pas Botërorit më 2014, Gjermania ka pasur probleme të rigjejë formën në gara prestigjioze.

Artikuj të ngjashëm