Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muelleri e Hummelsi rikthehen te Gjermania për “Euro 2020”

Sulmuesi Thomas Mueller dhe qendërmbrojtësi Mat Hummels janë përfshirë në listën e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Gjermanisë për “Euro 2020”.

Joachim Loew të mërkurën ka publikuar listën me 26 futbollistë për Kampionatin Evropian që nis muajin e ardhshëm.

Si Mueller ashtu edhe Hummels janë rikthyer te Gjermania pas dy vjetësh. Megjithatë, Loew nuk e ka përfshirë në listë edhe Jerome Boatengun, i cili nuk është ftuar prej muajit mars të vitit 2019.

Në “Euro 2020”, Gjermania bën pjesë në Grupin F dhe do të përballet me Francën, Portugalinë e Hungarinë.

Artikuj të ngjashëm