Te Lazio nuk është vetëm kontrata e De Vrij një kontratë e vështirë për t’u rinovuar. Një tjetër elementi shumë të rëndësishëm të ekipit kryeqytetas italian, po i përfundon kontrata.
Bëhet fjalë për shqiptarin Igli Tare, të cilit në fund të qershorit 2018, i skadon edhe kontrata si drejtor Sportiv i Lazios, ai është një nga njerëzit më të besuar të Lotitos, e pikërisht për këtë arsye ky i fundit nuk dëshiron që ta humbasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse duhen disa muaj nga përfundimi i kontratës, presidenti i Lazios ka nisur prej disa kohësh tratativat me shqiptarin për të gjetur gjuhën e përbashkët në mënyrë që të vijojnë bashkëpunimin, transmeton TCH.
E sipas mediave italiane, për Taren mund të vijë një tjetër kontratë 3-vjeçare, pas asaj të firmosur në 2015-ën.