Mesfushori kosovar Florian Loshaj ka realizuar golin e parë të skuadrës së tij CSM Politehnica Iasi në barazimin 2:2 që e arriti të premten në shtëpi ndaj Chindia Targovistes.
Loshaj realizoi golin për 1:0 në minutën e 15-të. Ndeshja i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit të Rumanisë.
Loshaj luajti tërë ndeshjen e së premtes. Mesfushori 23-vjeçar ka realizuar tre gola këtë stinor.
Ai ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe ka thënë se ëndërron të luajë për përfaqësuesen A.
Artikuj të ngjashëm