Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loriana kalon bartësen e dytë

Loriana Kuka ka kaluar pengesën e parë në Botërorin e xhudos, të martën.

Në raundin e dytë të kategorisë deri 78 kg, Loriana e kishte përballë izraeliten Inbar Lanir.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndaj saj dominoi plotësisht, kurse fare në fund realizoi hedhje të bukur për uazari.

Lanir ishte bartësja e dytë në kategori, por nuk ka rrezikuar fare Lorianën.

Botërori i xhudos po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Distria Krasniqi ka fituar medalje të bronztë tashmë.